Atletico Madrid është ritkhyer shpejt te fitoret pas barazimit xhiron e kaluar. Ekipi i Diego Simeones fitoi 1:2 ndaj Granadas në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Llorente dhe Correa realizuan për mysafirët, kurse Herrera shënoi për vendasit. Me këtë fitore, Atletico Madrid shkon në kuotën e 54 pikëve, tetë më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më shumë të luajtur dhe 11 më shumë se Barcelona.