Shën Valentini po afron, por pandemia nuk do i lejojë të rinjtë të festojnë si vitet e tjera. Gjithsesi, dashuria do ndizet flakë, pasi kështu parashikojnë edhe yjet.

Astrologia e njohur Meri Shehu, deklaroi në emisionin Wake Up në Top Channel se shenja që do ta përjetojë më mirë Shën Valentinin është peshorja.

“Ky është një vit ndryshe, por jo nga maskat dhe COVID. Ka një bazë më shoqërore ky Shën Valentin, më shumë sesa erotike. Afërdita në Ujor tregon se e duam dikë edhe afër edhe larg. Na ndihmon edhe teknologjia.”

Disa shenja do kenë një dashuri romantike. Shenja që do ta përjetojë më mirë Shën Valentinin është peshorja, sepse gjithë planetet janë në shenjën e ujorit dhe për peshoren shenja e ujorit është shenja e dashurisë. Si dashuri e zjarrtë, pas peshores vjen ujori dhe pas ujorit vjen luani. Por ata që do kenë marrëdhënie shumë epshore do të jenë gaforret.

“Do jetë shumë intime dhe romantike. Nuk duhen lënë pas dore as binjakët, do përjetojnë dashuri por me njerëz në distancë. Këtë vit më keq do ta përjetojnë demat. Dashi është më i kënaqur me këtë preferencën shoqërore. Peshqit më shumë do të ëndërrojnë.”