Nga Amy Mackinnon/ Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara pretendon se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur kontakte të drejtpërdrejta me grupe të a rmatosura Sudaneze që l uftojnë në k onfliktin e Libisë si satelitë në anën e Khalifa Haftar.

Raporti nga Paneli i Ekspertëve për Sudanin, i lëshuar në janar, thotë se për rreth një vit Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pasur “marrëdhënie të drejtpërdrejta” me grupe të a rmatosura nga rajoni Darfur i Sudanit që l uftojnë në Libi në krah të U shtrisë Kombëtare Libiane të Haftar. Vitin e kaluar, Wall Street Journal raportoi se Emiratet e Bashkuara Arabe, në kundërshtim me një e mbargo të a rmëve të OKB, kishin rritur dërgesat e a rmëve ndaj Haftar, i cili përfundoi s ulmin e tij të pasuksesshëm 14-mujor në kryeqytetin, Tripoli, qershorin e kaluar.

Kontakti i Emirateve të Bashkuara Arabe me grupet e a rmatosura sudaneze në Libi, duke anashkaluar forcat e Haftar, shihet nga disa ekspertë si një shenjë e oreksit të vendit për një rol më praktik në k onflikt dhe m osbesimit në rritje ndaj gjeneralit renegat, transmeton lexo.com.al.

Frederic Wehrey, një bashkëpunëtor i vjetër në Middle East Program në Carnegie Endowment for International Peace tha se “Unë mendoj se ata nuk besojnë në kompetencën e Haftar në fushëb etejë. Shumë mbështetës të jashtëm kanë shfaqur mosbesim, duke përfshirë rusët”.

Mbështetësit ndërkombëtarë të Haftar kanë qëndruar pranë tij deri tani nga s hqetësimi se Libia lindore mund të shkojë më tej në k aos të nxitur nga ndarja e grupeve r ebele në mungesë të një lidershipi të qartë. Por në krijimin e lidhjeve më të ngushta të drejtpërdrejta me grupet sudaneze në Libi, Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jenë të prirura për të zhvendosur mbështetjen e tyre tek një udhëheqës tjetër, nëse shfaqet një i tillë.

Emadeddin Badi, një bashkëpunëtor i vjetër jorezident në Middle East Program në Atlantic Council deklaroi se “Kushdo që do të marr mantelin e Haftar më vonë, ata patjetër do të përpiqen ta pajisin atë me të njëjtën lloj mbështetjeje që përfshin, ndër të tjera, m ercenarë”, transmeton lexo.com.al.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një nga disa vendet që janë futur në k onfliktin kompleks në Libi ndërsa ata bëjnë presion për të çuar më tej objektivat e tyre në një vend të brishtë të Afrikës së Veriut. L ufta me ndërmjetës ka vendosur aleatët kundër njëri-tjetrit. Franca, Egjipti dhe Rusia (përmes grupit m ercenar Wagner) i kanë dhënë mbështetjen e tyre Haftar dhe U shtrisë së tij Kombëtare Libiane. Turqia, Italia dhe Katari i kanë dhënë mbështetje u shtarake Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare të mbështetur nga OKB në Tripoli. Komplikimi i çështjeve më tej është nga prania e m ilicive nga Sudani, Çadi dhe Siria.

Një raport nga inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së për operacionet kundër t errorizmit në Afrikë vlerësoi vitin e kaluar se Emiratet e Bashkuara Arabe po ndihmonin ndoshta për të financuar aktivitetet e grupit m ercenar rus Wagner në Libi. Ambasadori i Emirateve në Shtetet e Bashkuara, Yousef Al Otaiba, mohoi me f orcë pretendimet.

Në tetor 2020, qeveria e mbështetur nga OKB dhe Ushtria Kombëtare Libiane e Haftar nënshkruan një marrëveshje paqeje që përcaktonte që të gjitha palët e huaja të largoheshin nga vendi deri më 23 janar. Por imazhet satelitore zbulojnë se l uftëtarët rusë po gërmojnë llogore të mëdha dhe shtrirja e Emirateve të Bashkuara Arabe në grupet sudaneze sugjerojnë që palët e huaja nuk nguten të shkëputen nga k onflikti, transmeton lexo.com.al.

Sipas raportit të OKB, komandantët kryesorë të Darfurit kishin takime të rregullta me oficerët e Emirateve në Bengazi, Libi, për të diskutuar se si Emiratet e Bashkuara Arabe mund të mbështesin nevojat logjistike dhe financiare të grupeve. Raporti detajon se si Abu Dhabi kërkoi të kultivonte lidhje të ngushta me komandantët e lartë dhe pretendon se të paktën dy prej tyre kaluan disa javë në Emiratet e Bashkuara Arabe në fund të vitit 2020, ku thuhet se u takuan me anëtarët e shërbimeve të sigurimit të vendit.

Analistët kanë sugjeruar që ndërhyrja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Libi buron nga një f rikë e thellë ndaj Islamit politik dhe ka për qëllim të dërgojë një mesazh në lidhje me rreziqet e k ryengritjeve popullore. Badi tha se “Historia libiane ka për qëllim të shtyjë një mësim pothuajse moral jo vetëm për libianët, por edhe për popullatat e tjera që nëse r evoltoheni kundër sundimtarit, kjo sjell paqëndrueshmëri”.

Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington nuk pranoi të komentojë. Javën e kaluar, Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB, Lana Nusseibeh, bëri thirrje për një përpjekje të ripërtërirë diplomatike për t’i dhënë fund k onfliktit, transmeton lexo.com.al.

Një marrëveshje paqeje e nënshkruar midis qeverisë sudaneze dhe një aleancë të grupeve r ebele gushtin e kaluar, u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të grupeve të a rmatosura të kthehen në vend, por autorët e raportit të OKB vunë në dukje se ata prisnin një prani të konsiderueshme sudaneze në Libi – megjithëse është e paqartë se sa ata kanë qëndruar në numër aty.

Një komandant nga U shtria Çlirimtare e Sudanit-grupi Minni Minawi i tha panelit të OKB-së se ata kishin rekrutuar 3,000 l uftëtarë të rinj që nga mesi i vitit 2019. Sipas këtij raporti, ai grup dhe Lëvizja për Drejtësi dhe Barazi rekrutuan l uftëtarë në Darfur dhe në kampe refugjatësh. Paneli i OKB-së vuri në dukje se Lëvizja për Drejtësi dhe Barazi kishte përqendruar aktivitetet e saj në Libi në k ontrabandë dhe ishte i vetmi grup i madh Darfurian që nuk ishte në linjë me forcat e Haftar./ForeignPolicy/Lexo.com.al/e.c.