Mbrëmja e diel ishte shumë pasionante në “Për’puthen Prime”. Dy djemtë nga Kosova, Andi dhe Atdheu kishin menduar një surprizë shumë speciale për dy vajzat që kanë shprehur pëlqimin, Jasminën dhe Sarën. Dy djemtë i dhanë të njëjtat dhurata vajzave, një orë rëre, teksa i dhuruan gjithashtu puthje në buzë “partnereve” përkatëse.

Ndërkohë gjatë ditëve të javës u transmetua takimi mes Jasminës dhe Erlindit. Ata të dy u shfaqën shumë të afërt dhe madje nuk munguan puthjet e përqafimet.Mirëpo këtë takim Andi nuk e priti aspak mirë dhe ai u duk mjaft i mërzitur. Për më tepër djali nga Kosova, nuk ngurroi të shprehte zhgënjimin ndaj Jasminës, duke u shprehur se ajo po sillet njësoj me të gjithë djemtë.

“Mu duk ky takim si me qenë duke parë “Titanikun”. Më shumë lojë se sa bisedë. Unë pas Rinianit kisha pritshmëri që do më zgjidhje mua në takim të dytë. Nuk më zgjodhe. Ti më ke kritiku që po sillesha me të gjitha njësoj. Por kjo që ke bërë ti me Erlindin, ishte e njëjta gjë që ke bërë për mua. Pas puthjes që patëm nuk e di… Pata pritshmëri që Jasmina do më zgjidhte mua dhe u dëshpërova”, u shpreh Andi.

Ndërsa Jasmina tha se nuk i pëlqejnë reagimet e Andit dhe se mendimin për të nuk e ka të qartë, për shkak të mënyrës se si ai sillet me femrat e tjera.

U duk se marrëdhënia mes tyre u ftoh, por në fakt s’paska qenë kështu! Jasmina dhe Andi janë fotografuar së bashku jashtë emisionit, siç mund ta shihni në foton e meposhtme. S’dihet nëse ata kanë pasur takimin e javës apo thjesht janë takuar për të kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrin.