Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla nga kuvendi ka sulmuar planin ekonomik të PD. Ai tha se Basha kërkon të heqë ndihmën ekonomike por një gjë të tillë shton se s’ka për ta bërë kurrë sepse smund të vijë në pushtet.

“Ju partitë e reja spo bëni gabimin më trashanik që bën një parti që ka qenë në opozitë shtatë vite dhe u çon një pyetësor në shtëpi dhe u thotë çfarë halli keni. Kaq vite në opozitë se di se për çfarë kanë nevojë qytetarët.

Këtë vetëm lul Basha e bën, ai është fati ynë si kundërshtar dhe fati i keq i Shqipërisë që nuk ka sot një parti në opozitë që të krijojë besim. Por ju lutem mos bëni gafat që bën luli se nuk ka 700 liqene Belshi se do kisha dashur shumë të ketë por nuk i ka.

Sa i përket programit të lulit dua tu them disa çështje. Basha ka në plan ta heqë skemën e ndihmës ekonomike, por ky plan sdo bëhet kurrë se shanset që Basha të marri qeverinë janë aq sa ekipi i Belshit të shpallet kampion në futboll në Shqipëri.

Në 2021 tentojnë të rikthejnë një politikë që avantazhin tqë pasurit dhe defavorizon të farfrit është një ogur i keq i opozitës. Ps ka bërë atë që ka nevojë Shqipëria. Vetëm 3% e shqiptarëve taksohen më shumë, biznesi i vogël ata që kanë xhiro deri në 140 milion lekë fnuk paguajnë tatim fitimi.

Sa i përket çështjeve të Hajdarit, nëse në rubinetat e familjeve në Librazhd sdo kishin ujë unë nuk do kandidoja më për deputet. Jam krenar që për shkak të mbështetjes së atyre njerëzve të jashtëzakonshëm, se unë sjam nga ana politikanë që iki nga një vend në një tjetër, por jam në atë zonë dhe do vazhdoj në atë zonë se marrëdhënia me ta është çështje pune.

Ne kemi rikonstruktuar tërësisht rrjetin e ujit të pijshëm. Derisa të vinte
Rama në krye të këtij vendi ajo zonë ishte tejet e harruar sot janë 7.2 milion euro që investohen nga qeveria gjermane. Në fund të këtij procesi qoftë Librazhdi apo prrenjasi do kenë rrjetin më të mirë.

Saliu betoj aty pas korabit ne atë karrige të lënë bosh për të kujtuar zbrazëtinë eBerishës. Ne jo vetëm e rikuperuam borxhin dhe sot jemi në kushte ku kemi vënë 9.5 miliardë lekë”, tha ai.