“Cristiano nuk driblon një kundërshtar prej tre vitesh. Nuk është mirë fizikisht në këtë moment dhe diferencën po e bëjnë Dybala e Douglas Costa. Bravo Sarrit, duhet personalitet i fortë për të nxjerrë nga fusha një lojtar si Ronaldo.

Portugezi nuk kreu një gjest pozitiv, duhet të tregohet kampion edhe kur zëvendësohet“, shprehej Fabio Capello, në nëntor të vitit 2019 pas një ndeshje kundër Milanit. Kjo deklaratë sigurisht nuk i ka pëlqyer portugezit, i cili tregoi mbrëmjen e djeshme kundër Interit se mundet ende të driblojë.

36-vjeçari, në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, në një moment shmangu tre lojtarë të zikaltërve dhe video është bërë virale në rrjetet sociale, sikurse edhe deklarata e Capello që është rikthyer në skenë në mediat italiane dhe jo vetëm.