Në një bashkëbisedim me qytetarët në Sarandë kreu i qeverisë Edi Rama foli sërish për premtimin e tij për të sjellë në aeroportin e Kukësit para zgjedhjeve të 25 prillit 100 kuksianë, që të votojnë për Partinë Demokratike, duke thënë se: Unë shpresoj shumë që ky varianti i ri të mos ma bëjë të pamundur atë premtimin që do sjell 100 kuksianë e t’i ulë në aeroportin e Kukësit para zgjedhjeve.

Që avioni do të ulet aty, kjo është e sigurt, por dua që të ulet bashkë me ata kuksianë, që të votojnë. Të hanë atë djathin, që në fyt pastaj do ta shohin që është sapun.