Kemi dyshime të arsyeshme se varianti britanik i COVID, mund të ketë mbërritur në vendin tonë. Kështu bëri me dije drejtoresha e ISHP-së Albana Fico e cila tha se duke parë dinamikën e rasteve të reja të COVID në vendin tonë dhe shtimin e menjëhershëm të rasteve ka dyshime të arsyeshme se mund të ketë ardhur. Por sipas Ficos me variantin anglez ose jo ne duke të tregohemi të kujdesshëm dhe të respektojmë masat.

Rakacolli: Është një vëmendje shumë e madhe e jona. Po i ndjekim dhe kemi komunikime të rëndësishme me ISHP, por fatkeqësisht akoma nuk na kanë sjellë një përgjigje për të cilët jemi tejet shumë të interesuar pasi do të kemi më të qartë mënyrën e përballimit.

Fico: Ka një kohëzgjatje të caktuar analiza e mostrës, janë çuar në laboratorin numër një në botë dhe kontaktojmë me to. Ato kanë pyetjet e tyre për të marrë informacionet e tyre. Ajo gjë që askush nuk mund ta ndryshojë është se nuk ka prioritizim, me mutacion pa mutacion ne kemi shifrat, ku kemi një dyshim të arsyeshëm, dhe ky dyshim i arsyeshëm që ne u themi mostrat. Fakti që kemi një dinamikë moshore të re, një shtim të menjëhershëm të rasteve, janë të gjithë elemente me firmën e Anglisë dhe pa firmën e Anglisë kemi një dyshim të arsyeshëm Ne duhet të marrim të mirëqenë faktin se virusi është këtu. E rëndësishme është përkujdesja e çdo kujt dhe zbatimi i masave. Biznese tregtare dhe qytetarë jemi në një moment ku akoma kemi mundësi reale për të kthyer këtë faqe të historisë aty ku duhet.