Kryeministri Rama vazhdon te publikojë në Instastory 100 arritjet e qeverisë në mandatin e tij te dytë. Siç duket dhe nga video që kryeministri ka publikuar në story, teksa jemi 60 ditë larg nga zgjedhjet e 25 prillit Rama ka publikuar një tjetër arritje, që ka të bëjë me bonusin e bebes gjatë 2019-2020.

I ndërtuar në formë kuici, Rama ka shtruar pyetjen se sa fëmijë e kanë përfituar bonusin e bebes gjatë 2019-2020 dhe përgjgja e saktë është 72 183 me një financim prej 5 mld lekësh. Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik.