Zhgënjimi nga Europa në Amerikën e Veriut po rritet për shkak të zvogëlimit të dërgesave të vaksinës antiCOVID-19 të Pfizer, edhe pse kompania farmaceutike e SHBA po rrit kapacitetin e prodhimit në uzinën e saj belge, shkruan Al-Jazeera. Qeveritë thonë se këto vonesa po shtojnë kohët kritike për shtëpitë e kujdesit ndaj të moshuarve dhe personelet e spitaleve. Italia ka kërcënuar procese gjyqësore, ndërkohë që udhëheqësi i provincës më të populluar të Kanadasë tha se shefit ekzekutiv të Pfizer i duhej kërkuar llogari deri në fund. Një zyrtar i lartë i BE-së evokoi me këtë rast parimin latin “pacta sunt aservanda” (“marrëveshjet duhet të respektohen”). BE dhe shumë kombe të tjera janë nën presion për atë që shihet si një fillim i ngadaltë i fushatave të tyre të vaksinimit krahasuar me vende si Izraeli dhe BM.

Pfizer e shtoi problemin të premten e kaluar kur njoftoi një ulje të përkohshme të dërgesave në mënyrë që të mund të përditësonte fabrikën e saj në Puurs, Belgjikë, e cila furnizon të gjitha dërgesat e dërguara jashtë SHBA. Vonesa, e cila gjiganti farmaceutik tha se do të zgjasë disa javë, jo vetëm që prek numrin e njerëzve që mund të vaksinohen gjatë kësaj kohe, por gjithashtu prish planet e kujdesshme që qeveritë kanë hartuar për të marrjen nga ana e të moshuarve dhe operatorët prej dy dozash, të kërkuara brenda një skeme të rreptë prej disa javësh.

“Kjo do të thotë ndërlikime të mëdha për ne”, deklaroi kryeministri çek, Andrej Babis. “Ne të gjithë u befasuam nga njoftimi i Pfizer-BioNTech se ishte vonë”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. BE tani pret që Pfizer të japë 92% të asaj që është planifikuar për këtë javë dhe javën tjetër në të gjithë bllokun prej 27 vendesh, ku pritet që 8% që mungojnë duhet të kompensohen gjatë javës së 15 shkurtit. Një numër shtetesh amerikane gjithashtu raportojnë vështirësi në marrjen e vaksinave të mjaftueshme.

Në Europë, kritikat e ashpra ndaj Pfizer qëndrojnë në kontrast të plotë me vlerësimet që kompania mori muajin e kaluar për të qenë jashtëzakonisht e shpejtë në prodhimin e një vaksine antiCOVID-19 që konsiderohet e sigurt dhe efektive. Vaksina Pfizer-BioNTech ishte vaksina e parë e autorizuar për përdorim në BM, BE dhe SHBA. Pfizer deklaroi se ”çdo hap i vogël prapa tani do të përkthehej në një hap të madh përpara”. Kompania fillimisht planifikoi të prodhonte 1,3 miliardë doza këtë vit. “Ne kemi eksploruar mënyra inovative për të rritur numrin e dozave që jemi në gjendje të sigurojmë këtë vit dhe tani ne besojmë se mund të japim rreth dy miliardë doza deri në fund të vitit 2021″, theksoi kompania në një deklaratë.

Por, edhe nëse kuptohet kjo anomali, shumë zyrtarë në Europë thanë se ”ishin të zhgënjyer nga ajo që ata e konsideruan si mungesë të komunikimit nga ana e kompanisë”. “Problemi qëndron kryesisht në njoftimin afatshkurtër të Pfizer. Ky është një problem tronditës”, theksoi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn. ”Unë e kuptoj që impiantet duhet të ndërrohen në një afat të shkurtër për të rritur kapacitetin në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Por, është shumë e pakënaqshme që kjo na është komunikuar praktikisht brenda natës”, shtoi Spahn.