Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit do të zhvillojë një takim me drejtuesit politik të qarqeve. Mbledhja do të mbahet në orën 08:30 dhe do të zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste.

Kanë mbetur më pak se 100 ditë nga zgjedhje dhe tema kryesore e takimit pritet të jetë fushata elektorale dhe detyrat për secilin drejtues qarku në arritjen e objektivit final që PS. Partia Socialiste kërkon të marrë mandatin e tretë në këto zgjedhje.