Zv.kryeministri Erion Braçe në një intervistë për Report Tv ka folur lidhur me zgjedhjet e 25 prillit dhe objektivin e PS për të marrë 75 mandate. Ai ka thënë se për ta arritur këtë është duke u organizuar çdo qelizë e PS. Sa i përket programeve të partive politike ai u shpreh se i ka ndjekur kundërshtarët, e këtu shton se ata propozojnë ndërsa PS i zbaton. “Në fakt mbledhja e djeshme nuk është as e para dhe as e fundit ne i kemi inensifikuar të gjitha kontaktet tona. Kemi zgjeruar të gjitha kontaktet në të gjithë territorin, deputetë kryetarë bashkish, kryetarë njësin, patronazhhuesit, çdo qelizë e PS në organizim është efektive.

Secili ka marrë detyrt e veta, kemi një objektiv të ndarë dhe në qendrën më të vogël të votimit. Beteja jonë është në qendrën e votimit. Ju dje patë 12 drejtues qarqesh dhe kryetarin e partisë, por po iu them se është një ushtri njerëzish e angazhuar dhe që ka një synim. Në të gjitha qarqet bashkë edhe mbi 75 mandate po të doni. Një pjesë e angazhimeve tona materiale është materializuar që tani. Unë po dëgjoj me shumë vëmendje të konkurentëve të tjerë. Kam dëgjuar Topallin, Patozin Murrizin që kanë ide për atë që mund të ofrojnë. Dallimi është se po e bëjmë, ata e ofrojnë ndërsa ne e bëjmë”, tha ai.