Në po zhvillohet në këto momente një konferencë e organizuar nga KRIIK Albania me temë “Kostot e demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”. Konferenca sjell në tryezën e diskutimit aktorët më të rëndësishëm dhe kryesorë politikë e institucionalë, të përfaqësuar në nivelin më të lartë, si dhe përfaqësuesit më të rëndësishëm të trupit diplomatik në vend, për të diskutuar dhe paraqitur vullnetet e tyre politike mbi nevojën e Integritetit të Zgjedhjeve.

E para e ka marrë fjalën ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Ajo ka përsëritur mesazhin e fortë se liderët e Partive politike duhet të kenë parasysh pritshmëritë e shqiptarëve kur të vendosin për kandidatët që do paraqesin më 25 prill.

“Shqiptarët meritojnë të kenë besim te institucionet e tyre. Çdokush ka një rol të rëndësishëm që të luajë në zhvillimin e demokracisë që shqiptarët duan dhe meritojnë. Ne gjithmonë kemi inkurajuar, madje edhe i kemi ‘bezdisur’ drejtuesit e partive që të përmbushin detyrimet ligjore dhe të plotësojnë kërkesat e shqiptarëve për kandidatë të pastër. Partitë të bëjnë transparente financimet.Të kontrollohen mirë kandidatët, populli shqiptar nuk duhet që të votojë për kriminelë. Shqipëria mund të ndërtojë një sistem më të mirë elektoral. Ne inkurajojmë të gjithë partitë, që të kenë transparencë për gjithçka për zgjedhjet e ardhshme”, tha ajo duke bërë thirrje që askush nuk duhet ta shesë votën