Amir Rrahmani si rrallëherë nuk ka arritur të mbajë emocionet dhe në ndeshjen e tij të porë si titullar te Napoli, ka lënë shumë për të dëshiruar me paraqitjen në fushën e lojës.

Një gol i dhuruar për kundërshtarët, por edhe shumë gabime të tjera bënë që trajneri Gatuzo ta ndërronte në pushimin e ndeshjes

. Një vendim të cilin tajneri e ka shpjeguar me keqardhje se kishte ardhur pasi sot nuk kishte qenë dita e Rrahmanit i cili me sa duket ishte ndikuar nga gjërat që shkruheshin në mediat lokale për të.

“Më vjen keq për Rrahmanin. Ai është një profesionist i madh, por ishte në vështirësi dhe unë duhet të bëj zgjedhje.

Ai do të ketë përsëri mundësitë e tij, por sot preferova që ta heq pas pjesës së parë. Të rinjtë e sotëm duhet të mësojnë që të turfullojnë më pak, sot lexohen shumë gjëra në celularë.

Është e vështirë të luash në një qytet si Napoli, një qytet në nivelin e Romës për shkak të radiove të shumta apo faqeve të shumta të internetit. Duhet të mendojmë për fushën, në vend që të lexojnë budallalliqet që thuhen rreth e rrotull. Nëse jemi të përqendruar, mund edhe të përmirësohemi.

Jetojmë në një qytet që nuk është i lethë dhe duhet të përmirësohemi në këtë aspekt”, tha Gatuzo.