Çdo president i ri preferon të dekoroj Zyrën Ovale me shije të tij, por disa prej tyre kanë shumë figura me elemente dhe kujtime personale siç është rasti i presidentit aktual amerikan Joe Biden.

“Ishte shumë e rëndësishme për Biden që të futet në Zyrën Ovale dhe ajo që duket sikurse është Amerika, dhe t’ia rikujtoj që ai kur futet atje është president”, ka thënë Ashley Williams nga Shtëpia e Bardhë.

Më poshtë ju sjellim kuptimin e 11 dekorimeve që i ka vënë Biden në Zyrën Ovale, dhe që pak kush ka informacione për to. Një copë guri nga hëna që është vendosur në raft dhe portreti i Benjamin Franklin, tregojnë dashurinë e madhe për shkencën dhe figurën eminente. E tavolina pas shpinës së tij e mbushur me fotografi të familjes, tregon se sa shumë do të thotë për të familja. Ajo çfarë bie më së shumti në sy është një fotografi e djalit të ndjerë, Biden Beau i cili ndërroi jetë në vitin 2015, pasi humbi betejën me sëmundjen e kancerit.

Para vdekjes së Beau, Biden që asokohe ishte zëvendëspresidenti kishte thënë se planifikon të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Por, ai nuk e bëri një gjë të tillë për shkak të gjendjes së tij emocionale pas vdekjes së të birit. Fotografia e futur në kornizë e Biden gjatë një takimi me Papën, i rikujton atij se duhet pasur besim. E kujtojmë që Biden është presidenti i dytë amerikan katolik.

Ajo çfarë bie më shumë në sy është ngjyra e tepihut në Zyrën Ovale, e cila është vendosur me kërkesë të tij, pasi që e kaltra e errët ka shërbyer për 47 vite si ngjyrë e demokratëve.

Ngjyra e artë e perdeve sinjalizojnë besnikërinë. E Biden ka vendosur t’i ruaj perdet ngjyrë ari të Donald Trump, të cilat më parë ishin përdorur edhe nga ish-presidenti Bill Clinton. Ngjyra e artë zakonisht asocion me pasurinë dhe suksesin, dhe simbolizon ndjekjen e rregullave dhe respektimin e autoriteteve dhe besnikërinë e qëndrueshmërinë.

Portretet e rivalëve politikë Thomas Jefferson dhe Alexander Hamilton, demonstrojnë shpresën për një bashkëpunim bipartizan. Biden shpesh flet për bashkëpunimin bipartizan dhe unitetin gjatë inaguruimit të tij – kështu mban dy pikturat në Zyrën Ovale.

Heqja e flamurit ushtarak mund të sinjalizojë një epokë të re për ata që i kanë shërbyer atdheut. Trump kishte në fokus ushtrinë gjatë mandatit të tij pavarësisht se së fundmi kishte raporte më të zbehta me ta, kurse heqja e flamurit ushtarak nga Biden duke e zëvendësuar me flamurin amerikan dhe atë presidencial, sinjalizon një fillim të ri. Bustet dhe portretet e inovatorëve dhe aktivistëve tregojnë se ai mund të ndjekë një politikë më progresive. Bustet dhe portretet e Franklin D. Roosvelt, Robert F. Kennedy, Martin Luther King Jr, Rosa Parks, Eleanor Roosvelt dhe aktivisti për të drejtat e njeriut Cesar Chavez, tregojnë qartë se ai ndjekë një politikë progresive. Kalëruesi në skulpturë i punuar nga një skulptor i fisit Apache demonstron përkushtimin për diversitet. Skulptura është realizuar nga Allan Houser nga fisi Apache. Kjo skulpturë i ka takuar senatorit Daniel K. Inouye që ishte japonezo-amerikani i parë i zgjedhur nga Kongresi dhe Senati amerikan. E kjo ndoshta tregon përkushtimin e Biden për një diversitet që të gjithë bashkohen në kabinetin amerikan me qëllim që të formohet një administratë që e duan të gjithë amerikanët.

Kutia me stilolapsa është një indikacion i rikthimin të një politike tradicionale. Trumpit i pëlqente të nënshkruante urdhrat ekzekutive me “marker” të zinj dhe kishte një autograf të ngjashëm me të yjeve, por koleksioni i stilolapsave të Bidenit, kanë nënshkrimin e vënë mbi të me ngjyrë të artë – një sinjal se do t’i rikthehet politikbërjes tradicionale. Harroni Coca Cola dietale të Donald Trump dhe filxhanët me figura të ndryshme. Biden preferon një filxhan të thjeshtë me ngjyrë të bardhë me të cilin mund ta shijoj kafenë e mëngjesit.