Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste ku foli në lidhje me pandeminë, tha se në vend ka mbërritur varianti i ri britanik i COVID-19.

“Kam shumë frikë, por është e rëndësishme që e zbuluam atë në kohë dhe mendojë që mund ta frenojmë atë”, tha Vuçiç, duke shtuar se varianti e ri të COVID-19 e ka sjellë një udhëtare nga Londra.

Presidenti tha se qëllimi është të vaksinohen 50 mijë njerëz në ditë, por gjithashtu shprehet i shqetësuar pasi sigurimi i vaksinave anti-COVID është shumë i vështirë.

“Jam shumë i shqetësuar, nuk e fsheh, sepse sot është më e vështirë të sigurosh vaksina se armë bërthamore. Po ndodhin gjëra të pabesueshme, të cilat pjesërisht i kishim parashikuar.”, tha Vuçiç

“Ne jemi në vendin e nëntë në botë, me numrin më të lartë të vaksinuarve për koronavirusin dhe në dy ose tre ditët e ardhshme, ne mund të jemi të gjashtët ose të shtatët. Kjo tregon se kemi pasur një politikë të mençur, dhe jo vetëm në sistemin e kujdesit shëndetësor, ”shtoi presidenti.

Në Serbi, vaksinimi i qytetarëve me Pfizer ka nisur më 24 dhjetor dhe ishte vendi i parë në Ballkan.

Në Serbi, ka arritur vaksina Pfizer, Sputnik V dhe ajo kineze, me të cilat po vaksinohen qytetarët.

Numri total i infektimeve nga koronavirus ka shkuar 383,603, ndërkohë që numri i viktimave është 3,886 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.