Vjosa Osmani, e cila për momentin ushtron detyrën e presidentes dhe kryetares së Kuvendit, është shfaqur si kamikaze e Albin Kurtit, duke kërcënuar një institucion të pavarur si KQZ-ja.

Kjo, pasi KQZ nuk ka pranuar të rregjistrojë në zgjedhje kandidatët problematikë të Vetëvendosjes.

Ajo ka kërcënuar KQZ-në, se do ta shkrijë.

“Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla sikur ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civilë, do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe ashtu siç më detyron Kushtetuta e vendit. Mbajtja e zgjedhjeve të lira është parakusht i funksionimit demokratik të një vendi, prandaj këtë test të demokracisë duhet të kalojmë të gjithë së bashku me besim dhe maturi”.

Gjatë këtyre muajve në presidencë, unë e kam bërë të pamundurën që KQZ-së t’i ofrojmë gjithë përkrahjen e nevojshme në mënyrë që ky proces të realizohet pa asnjë pengesë dhe presion. Madje, kam kërkuar edhe nga të gjitha shtetet mike që të ofrojnë një përkrahje të tillë. Abuzimi i kësaj përkrahjeje për të shërbyer agjenda të pastra politike nuk mund të tolerohet nga askush, sidomos kur ligji qartë kërkon paanshmëri të plotë. I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që pavarësisht asaj që ka ngjarë dje ta ruajnë maturinë dhe qetësinë në mënyrë që të gjithë së bashku ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor dhe të sigurohemi që zgjedhjet të mbahen më 14 shkurt”, shkruan ajo.