Kryeministri Edi Rama, ashtu sikurse të gjitha strukturat kopetente, ka dalë në terren për të parë situatën e krijuar prej shirave të dendur të javëve të fundit që shkaktuan dëme në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Armando Subashi, kreu i ekzekutivit ka parë nga afër gjendjen në Çerven të Fierit ku shprehet se: falë punës së bërë disa vjet rresht në pastrimin e kanaleve të bllokuara me dekada, sistemimin e magjistraleve të tyre me skarpate betoni, si edhe punës së përbashkët me Forcat e Armatosura në forcimin e në ngritjen e kuotës së argjinaturave, po kalojmë me sukses testin e rreshjeve masive, të cilat në kohë të tjera do kishin sjellë përmbytje masive banesash, mbytje bagëtish dhe kërcënim serioz për jetën e njerëzve!

“Çerven, Fier – Falë punës së madhe të bërë disa vjet rresht në pastrimin e kanaleve të bllokuara me dekada, sistemimin e magjistraleve të tyre me skarpate betoni, si edhe punës së përbashkët me Forcat e Armatosura në forcimin e në ngritjen e kuotës së argjinaturave, po kalojmë me sukses testin e rreshjeve masive, të cilat në kohë të tjera do kishin sjellë përmbytje masive banesash, mbytje bagëtish dhe kërcënim serioz për jetën e njerëzve!
Kjo zonë kritike ku Vjosa bënte namin në të shkuarën duke shpërthyer nga shtrati, e marrë përpara mijëra banesa, është një provë shembullore e punës së bërë me vite për një ditë të keqe. #PunëJoGjumë”, shkruan Rama.