Një video e rëndë është publikuar nga Daily Mail, nga trazirat e Kapitolit të së mërkurës, që tregon një oficer policie i cili ‘shtypet’ mes valës së protestuesve dhe oficerëve të policisë që mbronin ndërtesën.

Gjatë konfrontimit të kapur në video, duket oficeri që qëndron në mes të një dere dhe masës së njerëzve. Protestuesit përpiqen edhe t’i shqyejnë maskën oficerit, ndërsa ai dëgjohet të bërtasë nga agonia.