Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha ku e quan dramatike situatën brenda Partisë Demokratike. Duke ju referuar një denoncimi të zëdhënëses Ina Zhupa, Veliaj thotë se kjo forcë politike për të disatën herë radhazi arrin në nivelin e shpifjeve të tilla publike. Megjithatë, ai fton qytetarët të mos e marrin seriozisht, pasi as vetë kreu i saj Lulzim Basha nuk e ka marrë ende seriozisht partinë që drejton.

“Situata me tërmetin serioze, por aspak dramatike. Situata me PD është dramatike, por aspak serioze. Tjetër Lul Ali Aga, tjetër Lul Shaban Aga, e tjetër Lul Gjum Aga,” shprehet Veliaj. Bashkia e Tiranës përgënjeshtroi sot deklaratën e përfaqësueses së PD, Ina Zhupa, e cila pretendonte se shtetasi Lulzim Ali Aga nga Vishnja e Vaqarrit ka përfituar nga Programi i Rindërtimit, ndërkohë që zotëron 4 prona të tjera dhe duhet të përjashtohej si përfitues, por nga dokumentet e publikuara nga Bashkia e Tiranës, rezulton se PD ka ngatërruar person dhe shtëpia në të vërtetë i është ndërtuar Luli Shaban Agës.