Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komentoi për herë të parë akuzat e opozitës lidhur me përgjimet se ka pasur kontakte mes zyrtarëve të bashkisë dhe maf ies italiane të Ndragheta-s, duke u bërë thirrje të gjithë demokratëve dhe LSI-stëve të zhgënjyer që të bashkohen me familjen socialiste. Nga një takim me strukturat e PS në Rrogozhinë, Veliaj u shpreh se: “do dëgjoni në këtë fushatë çudira, ku do dalim që kemi qenë shokë çerdheje me Eskobarin, lloj-lloj çudirash. Strategjia e Saliut ka qenë përça dhe sundo”. Veliaj nënvizoi se teksa PD dhe LSI po mundohen të përçajnë e të helmojnë, strategjia e PS është bashkimi dhe puna.

“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira, ku do dalim që kemi qenë shokë çerdheje me Eskobarin, lloj-lloj çudirash. Strategjia e Saliut ka qenë përça dhe sundo. I ka funksionuar në vitet ‘90. Hidhte helmin e vet, përçante veriun dhe jugun. Përçante myslimanë me të krishterë, përçante fshatin me qytetin. I funksionoi, por tani shqiptarët kanë parë botë me sy, dinë çfarë janë lajmet e rreme. Ata mund të hedhin helm, ata mund të marrin portale, ata mund të paguajnë rrjetet sociale që vënë gjoba, ata mund të bëjnë çfarë të duan. Por ne socialistët jemi të fokusuar tek data jonë, te kutia e votimit”, theksoi Erion Veliaj.

“Nëse ka demokratë të ndershëm, të cilët thonë nuk mund të jem me dikë që në opozitë vë gj oba, që bra ktis pro testën e rrugës së Kombit, Astirit sapo merr plaçkën e vet të radhës; nëse ka demokratë të ndershëm si ata që janë bashkuar me ne, u themi mirë se erdhët. Lajmi i parë i mirë i kësaj fushate është që Partia Socialiste është në majë. Lajmi i dytë i mirë është se një parti familjare, ose më saktë një sh.p.k, e atyre që kanë 30 vite që bëjnë lëmsh Shqipërinë, po reduktohet kokoshi një thelë. Nuk mund të ketë forca politike që në vitin 2021 marrin prokurorë dhe gjyqtarë, që i ka përzënë vettingu dhe janë objekte të OFL-së, e na i sjellin për t’i futur në parlament. Edhe komunitetit çam të Rrogozhinës, që është bashkuar me PS, u themi mirëseardhët. Ne nuk do ta shesim kurrë detin”, vijoi kryebashkiaku.