Qeveria britanike po konsideron mbylljen e plotë të kufijve të vendit në mënyrë që të përmbajë përhapjen e varianteve të reja të Covid-19. Lajmi u bë me dije nga Ministri i Mjedisit, George Eustice.

“Për momentin ekziston shqetësimi për numrin e shtimeve të mutacionit.”, tha ndër të tjera ministry për Sky News të premten. Eustice gjithashtu nuk mohoi raportet se qeveria po konsideronte të jepte 500 paund për njerëzit që rezultojnë pozitivë për Covid-19, si një nxitje që ata të qëndrojnë të vetë-izoluar.

Britania e Madhe aktualisht po përballet me një valë shkat ërruese të pandemisë. Të martën, ajo regjistroi rritjen e saj më të lartë ditore në vde kj et e lidhura me koronavirus. Pavarsisht shifrave tragjike, vendi ka arritur rreth 4 milionë persona të vaksinuar, shifra më e lartë në kontinent. Nga kjo javë do të rrisë edhe më shumë shpejtësinë e 140 vaksinave në minutë, duke i shtuar 10 qendra vaksinimi atyre ekzistuese, që janë 7, ku përfshihen godina të mëdha si stadiume, por edhe katedrale.