E besoni apo jo por Bayern Munich “lan duart” me turneun e parë, eliminohet nga Kupa e Gjermanisë. Në një sezon të ngjeshur, pasi një viti ku fituan gjithçka, Kupa edhe mund të konsiderohej si një ngarkesë e tepërt, për mënyra se si erdhi ky eliminimin, mbi të gjitha përballë një ekipi të kategorisë së dytë, e bën këtë përfundim të vështirë për tu kapërcyer. Në fazën e 1/16, Hostel Keil befason kampionët absolut, e të mendosh që trajneri Flick e kishte vlerësuar më shumë seç duhet këtë sfidë, mungonin nga minuta e parë vetëm Goretzka dhe Robert Lewandowski.

Gjithçka dukej se po shkonte sipas rrjedhës logjike ku Granbry kaloi bavarezët në avantazh në minutën e 14-të. Ekipi i kategorisë së dytë bënë lojën e tyre, qëndruan të tërhequr me shpresën për ti goditur në kundërsulm, nga një i tillë në minutën e 37-të arritën të barazonin shifrat. Me fillimin e pjesës së dytë, Sane me një super gol nga goditja e dënimit barazoi shifrat në 1-1. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë fundit, në minutën e 95-të, Wahl me një goditje me kokë dërgoi ndeshjen në shtesë. Rezultoi mbeti i pandryshuar duke bërë që fati i këtij takimi në mënyrë surprizë të vendosej nga ruleta e penalltive. Hostel Keil ishte perfekt në ekzekutim duke i shënuar të gjashtë penalltinë e tyre ndërsa për Bayern gaboi Roca duke u larguar me turp nga Kupa e Gjermanisë.