Presidenti amerikan Donald Trump, me anë të një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e inaugurimit të Joe Biden si president i SHBA-së.

“Për të gjithë ju që keni pyetur, unë nuk do të jem pjesë e e inaugurimit në 20 Janar”, ka deklaruar Trump.

Zgjedhja e Joe Biden si presidenti i ri i SHBA-së ka sjellë shumë trazira në vend, ku mbështetës të Donald Trump hynë me dh unë në Kongresin Amerikan.

Presidenti në largim nuk ka pranuar për një kohë të gjatë humbjen në zgjedhjet e nëntorit dhe ka depozituar 61 kërkesa në Gjykatat amerikane për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, të cilat u hodhën poshtë për mungesë provash.