Shpipëria në bazë të Monitorimit të Transparency International futet në vendet me përmirësim domethënës përsa i përket perceptimit të korrupsionit. Nga viti 2013 ka një shtim prej 5 pikësh në këtë indeks, duke e rënditur Shqipërinë në kuotën e 36 pikëve.

Gjithashtu ka një rritje nga viti i shkuar ku indeksi i korrupsionit ishte (35) pra një pikë më pak. Krahasuar me rajonin, Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës që renditen në vendin e 111. Ky është një zhvillim pozitiv duke marrë parasysh përkeqësimin e disa vendeve të tjera, ardhur si pasojë e pandemisë.

Rekomandimet e Transparency International, si për vendet që performojnë lart apo poshtë në indeks, lidhen me forcimin e mekanizmave të kontrollit, bërjen e kontratave të hapura dhe transparente, mbrojtjen e hapësirës publike dhe civile, si dhe sigurimim e qasjes në të dhëna dhe në informacion, instrumente që bëhen akoma edhe më të rëndësishme në kohën e pandemisë, sepse lidhen me menaxhimin e mirë në kohë krizash.