“Mozzik dhe Loredana janë bashkuar?”, ky ka qenë titulli kryesor i mediave rozë gjatë gjithë vitit që lamë pas. Shëtitjet e dyshes nëpër qendrat tregtare, veshjet e tyre të njëjta e shumë e shumë detaje të tjera i çonin të gjithë fansat drejt një mendimi: se ata janë sërish bashkë. Mirëpo Mozzik i hodhi poshtë të gjitha dyshimet për një rikthim në krahët e Loredanës, duke u shprehur se nuk janë çift.

“Unë me të takohem ndoshta 1 herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi se kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës. Nëse do ishte diçka sekret, nuk do ishim në një qendër tregtare. Ajo është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka e re. Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, u shpreh reperi në fillim të këtij viti në një ntervistë për “Prive”. Mirëpo, postimet e fundit të Mozzik në Instagram (të cilat i fshiu), thanë të kundërtën. Ai publikoi dy çiftet e famshëm, Bonnie & Clyde dhe Romeo & Juliet, me të cilët ka identifikuar marrëdhënien e tij të dashurisë me Loredanën.


Pra, ata janë bashkë dhe kjo punë ka marrë fund! Gjithashtu, pjesa e katërt e dokumentarit të Loredanës ka lënë vend për dyshime për deklaratat e tij. Reperja ka postuar në Instagram një pjesë nga dokumentari, në të cilën shihet duke udhëtuar drejt Kosovës për në shtëpinë e babait të saj. Loredana tregon të shkuarën e familjes së saj dhe flet për të atin e vëllezërit.

Më pas ajo shihet duke udhëtuar në vende të ndryshme dhe në një pjesë shfaqet në një poligon duke qëlluar me një armë me Mozzik. Në këtë sekuencë ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe sigurisht që kjo i ka bërë fansat t’i vënë në dyshim fjalët e Mozzik. Gjithashtu Loredana ka shkëputur vetëm këtë pjesë të dokumentarit dhe e ka publikuar në “Instagram”-in e saj.