Qytetarët shqiptarë apo ata serbë, që prej ditës së sotme mund të lëvizin lirshëm në këto dy vende vetëm me një kartë identiteti. Tashmë, për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë, pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës, ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike.