Kryetari i PR, Fatmir Mediu, ish kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate mitingut permbylles te fushates se Partise Demokratike, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nHead of Republican Party, Fatmir Mediu, Former Prime Minister Sali Berisha and Halim Kosova, candidate of the Democratic Party for the Municipality of Tirana, during the closing campaign of Democratic Party, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Ende nuk ka asnjë marrëveshje mes Partisë Demokratike dhe aleatit të saj historik Partisë Republikane për të garuar me një listë të përbashkët kandidatësh në zgjedhjet e 25 prillit. Bisedimet ende vazhdojnë, por për kryerepublikanin Fatmir Mediu futja e kryetarëve të partive aleate në listën e PD nuk mjafton, duke sjellë në vëmendje humbjen e PD 4 vite më parë.

“Unë mendoj që është shumë racionale ajo që tha Zoti Berisha, i cili ka qenë qëndrimi ynë, që koalicionet elektorale ndërtohen mbi peshën elektorale të secilit subjekt. Pesha elektorale e gjithsecilit subjekt përcakton qartësisht se ku janë kandidatët e të gjitha partive.

Është e rëndësishme që të jenë kandidatët dhe angazhimet e të gjitha partive politike për të maksimalizuar votën, sepse po ju them që në vitin 2017 , minimum 70 mije-80 mijë vota PD i ka humbur për shkak të mos aktivizimit të partive politike, jo në kuptimin e përfshirjes së autoriteteve të këtyre partive në një listë, por të angazhimit të strukturave të këtyre partive nëpër qarqe të ndryshme.”. deklaroi kreu i PR!

Në pritje të një marrëveshjeje, Mediu ka nisur prezantimin e kandidatëve republikanë, por kjo lëvizje politike nuk përkthehet në ndarje nga PD.

“PR ka nxjerrë 140 kandidatë për deputet që janë 140 aktorë të rëndësishëm në bashkëpunim me kandidatët formalë që do të ketë nesër koalicioni opozitar për të bashkërenduar strukturat e PR, ato historike dhe angazhimet e reja me kandidatët e listës.”, tha ai!

Nga ana tjetër Mediu beson se i gjithë koalicioni duhet të mbyllë elementet kryesore të ofertës në zgjedhje për të nisur edhe fushatën zgjedhore.

“Unë mendoj që sa më shpejt të veprojë, sa më shpejt të vendosë disa nga elementët kryesorë që janë kandidatët për deputet, po ashtu dhe programi, edhe forma dhe kush do të jetë në qeverisje unë besoj që aq më afër qytetarëve do të jetë dhe do të ketë mundësinë për të garantuar zgjedhje te lira e te ndershme.”, deklaroi Mediu!

Deri më tani Lulzim Basha ka arritur të mbyllë një marrëveshje vetëm me aleatët që kanë pranuar një vend të sigurtë për veten e tyre në listën e PD; por ende vazhdojnë bisedimet me republikanët e Mediut dhe partinë e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.