Zbuloni si e shpreh çdo burrë dashurinë sipas shenjës zodiakale…

Dashi-Dashi është i sigurt në vetvete dhe di të joshë. Me shumë lehtësi dhe pa bërë devijime, tregon në sjelljet e tij të gjitha dëshirat që ka ndaj të dashurës.

Demi-Mund të duket pak i ngadaltë, por Demi nuk e ka me nxitim t’i fitojë zemrën personit të dashur: josh gradualisht, ështtë i dedikuar, bujar dhe i ngrohtë.

Binjakët-Binjakët nuk hyjnë tek burrat romantikë. Por kur është i dashuruar, bëhet shakaxhi dhe tip alegro. Dhe ndjen kënaqësi kur sheh personin që do të buzëqeshë.

Gaforrja-Si në data speciale ashtu edhe në përditshmëri, Gaforrja di si të planifikojë surpriza romantike si për shembull darka nën dritën e qirinjve, lule, dhurata.

Luani-Luani është akoma më vanitoz. Di si të kënaqë personin që do dhe mund t’i flasë pa ndrojtje, asaj dhe kujtdo që do të dëgjojë.

Virgjëresha-Burri i virgjëreshës e tregon dashurinë e tij tek gjërat e vogla: në një chat të sinqertë, duke ndihmuar personin e dashur ose duke u shqetësuar për mirëqenien e tij.

Peshorja-Burri i Peshores di si ta bëjë një grua të ndihet e dashur nga ai. Është tipi që nuk i kursen elozhet, romanticizmin, surprizat, dhuratat.

Akrepi-Është e vështirë për Akrepin të hapë zemrën e tij. Por kur gjen personin e duhur, çliron emocionet dhe dorëzohet, sidomos në shtrat.

Shigjetari-Mos prisni prova dashurie nga një Shigjetar, por një predispozitë për të bërë gjithçka të funksionojë. Me të, momentet janë gjithmonë të gëzueshme dhe relaksuese.

Bricjapi-I keni parasysh ata burrat e vjetër që respektojnë tradiën? Kështu e zbulon Bricjapi dashurinë e tij! Respekti mbi gjithçka!

Ujori-Ujori gjithmonë gjen mënyra kreative dhe të ndryshme për të bërë të lumtur dikë. Mos prisni asgjë tepër romantike nga ai, ok?

Peshqit-Kur dashuron, një burrë i Peshqve shkrihet fare. Flet gjithmonë se sa i dashuruar është (para kujtdo), bën surpriza është i sjellshëm dhe i ngrohtë.