Japonia ka marrë masa për kryeqytetin Tokion duke shpallur gjendjen e emergjencës. Ishulli aziatik po numëron shifrat rekord më të larta nga COVID-19.

Gjendja e emergjencës do të jetë në fuqi deri më 2 shkurt. Nga ana tjetër kjo gjendje nuk do të përfshijë vetëm Tokion por edhe tre prefektura përrëth, Chiba, Saitama dhe Kanagaëa.

Kompanitë inkurajohen të kthejnë punonjësit nga shtëpia, kurse në zyra stafet do të reduktohen detyrimisht me 70%. Po ashtu restorantet do të mbyllen që në 8 të darkës ndërsa shkollat vijojnë hapur.