Janë tre shenja zodiakale me kokë të fortë, por zemër të butë. Personat e lindur nën këto shenja zodiakale priren të jenë të vendosur, të fortë, pasionantë dhe shumë të aftë kur është fjala për të marrë vendime. Kokëfortësia nuk është gjithmonë një qasje negative, në disa raste mund të jetë e dobishme, për shembull kur është fjala për të marrë vendime. Ka disa shenja zodiakale të cilat, pasi marrin një vendim nuk e ndryshojnë kurrë. Por edhe pse me kokë të fortë, kanë një zemër të butë dhe do të bënin gjithçka për njerëzit që duan:

Demi-Demi është një prej shenjave më kokëforta dhe më të vendosura. Është këmbëngulës, i qartë, shpesh tenton të marrë vendime vetëm pa u influencuar nga mendimet e të tjerëve. Vepron me kujdes para një situate dhe para se të bëjë një zgjedhje, sigurohet që gjithçka të shkojë mirë. Por në të njëjtën kohë, Demi di të jetë i ëmbël dhe altruist. Zemra e tij është vërtet e butë pavarësisht se mund të duket e fortë si një gur.

Luani-Leoni është një shenjë e apasionuar dhe i pëlqen t’i qëndrojë vendimeve të tij, por duke qenë një shenjë fikse, ndonjëherë mund të jetë shumë kokëfortë sidomos kur bëhet fjalë për të përballuar ndryshime të rëndësishme në jetë, edhe pse shpesh këto ndryshime janë pozitive. Edhe luani, pavarësisht kokëfortësisë së tij, ka një zemër të butë dhe do t’i shohë të gjithë të lumtur në jetën e tij.

Akrepi-Akrepi, duke qenë një shenjë fikse, kur bën një zgjedhje i përkushtohet me gjithçka. Është me shumë rëndësi ajo që ndien dhe ajo që mendon dhe në këtë mënyrë arrin t’i përmbushë objektivat e tij. Është një shenjë shumë e vendosur dhe asgjë e askush s’mund t’ia pengojë rrugën. Akrepi është misterioz, i fortë, i vendosur, bën gjithçka për të qenë mirë pranë njerëzve që do dhe në çdo moment përpiqet t’i bëjë të ndihen të sigurt. Por, kujdes, mos provoni t’i tradhtoni sepse dinë si të hakmerren. Kësaj shenje s’i pëlqejnë tradhtitë dhe gënjeshtrat.