Janë disa shenja që duhet të mësojnë të mjaftohen, pasi janë shumë të pasigurt në vetvete. Ja cilat janë:

Virgjëresha-Në fillim të kësaj liste gjejmë Virgjëreshën. Personat e lindur nën këtë shenjë të zodiakut përpiqen të jenë të përsosur në gjithçka, sepse kanë frikë të bëjnë gabime . Kjo është një nga arsyet pse shumicës së tyre nuk i pëlqen të flasë në publik, ata kanë frikë të thonë diçka të gabuar dhe ndihen jashtë ambientit që i rrethon. Në dashuri ata janë edhe më keq, kërkojnë përsosmëri nga partneri i tyre dhe nuk mund ta pranojnë ashtu siç është. Nëse nuk i respekton pritshmëritë e tij, Virgjëresha bëhet keq dhe në vend që ta mbyllë historinë, bëhet copë derisa partneri t’i plotësojë nevojat e tij. Arsyeja? Është se Virgjëresha nuk mund të rrijë dot vetëm.

Gaforrja-Në vend të dytë është Gaforrja,e cila është shenja më e pasigurt dhe e ndjeshme e zodiakut. Mendon gjithmonë për gjërat negative dhe nuk beson kurrë tek vetja. Ka nevojë për siguri nga të tjerët. Për gjithçka që ndodh rreth tij, e kthen në një dramë dhe pothuajse e merr gjithçka personale, edhe kur s’ka asnjë motiv për ta bërë. Nuk ka rëndësi nëse marrëdhënia që imagjinonte është e përjetshme apo mbyllet pas një muaji, ose qeni nuk e tund bishtin sapo ta shikojë. Çfarë do që të ndodhë, Gaforrja mendon gjithmonë se gabimi është i veti.

Binjakët-Binjakët përshtaten lehtësisht me të gjitha situatat dhe njerëzit përreth tyre, zënë miqësi shumë lehtë. Por nëse dikush fillon t’ju interesojë vërtet, ndihen të pasigurt dhe porsa të shohin shenjën e parë të indiferentizmit, bëhen keq. Fillojnë të varen nga personi tjetër aq shumë, saqë nuk kthehen dot më në jetën e mëparshme. Të lindurit nën këtë shenjë zodiakale nuk duhet ta kërkojnë me forcë shoqërinë e personave të tjerë për të qenë të lumtur, duhet të mësohen të mjaftohen.