Pas fitores kundër Tottenham në Londër, Liverpooli ka arritur edhe një fitore të rëndësishme sot në të njëjtin qytet. Në këtë ndeshje ka startuar Xherdan Shaqiri i cili ka bërë edhe një asist para se të zëvendësohet me Roberto Firminon Liverpool ka arritur një fitore të rëndësishme sonte kundër West Ham United për të pasur tani vetëm një pikë dallim me Manchester United në vendin e dytë dhe katër pikë më pak se Manchester City në vendin e parë.

Xherdan Shaqiri ka arritur që të jetë protagonist në këtë ndeshje pasi që ka asistuar në golin e dytë të Liverpoolit. Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola derisa në pjesën e dytë u shënuan plot 4 gola.