Klubi dhe agjenti i lojtarit janë duke punuar për një largim të tij këtë muaj, me s ulmuesin serb që ka dështuar ta tregojë vetën tek kampionët e La Ligës Luka Jovic është gati për t’i dhënë fund transferit horor në Real Madrid dhe do të lejohet që të largohet nga klubi si i huazuar këtë muaj duke u kthyer të ish klubi i tij, Eintracht Frankfur, shkruan Goal.. Agjentët e sulmuesit serb janë duke punuar me Realin që të sigurojnë një huazim të tij nga Santiago Bernabeu me AC Milan dhe Wolves që po ashtu janë të interesuar për të.

Megjithatë, ai do të kthehet në Frankfurt, klubi nga i cili u largua për në Madrid më 2019. Jovic nuk është pjesë e planeve të Zinedine Zidane, kurse Goal ka mësuar nga burimet e saj se ai nuk është i lumtur që po detyrohet të largohet nga Madridi pasi që mendon se ai mund ta tregojë vetën nëse i jepet mundësia për të luajtur në një skuadër. Megjithatë francezi dëshiron që ta largojë serbin derisa nuk ka interes që ta mbaj atë as në bankë rezervë.

Lëndimet, problemet jashtë fushe dhe mundësitë e vogla për të luajtur, tregojnë se koha e tij në Real ka përfunduar dhe klubi dëshiron ta largojë atë në fund të sezonit. Prej që i është bashkuar Real Madridit në verën e vitit 2019, Jovic ka startuar vetëm tetë herë dhe ka luajtur 806 minuta gjatë sezonit 2019-20, ku ka arritur të shënojë dy gola dhe ka bërë dy asistime.