Njeriu me i paguar me 147 mijë dollarë në 2019-tën është Anthony Fauci. Ai rezulton, sipas Forbes, jo vetëm mjeku më i paguar në Qeverinë federale amerikane, por gjithashtu njeriu me pagën më të lartë nga katër milionë punonjësit e saj. Duhet theksuar se sipas revistës së njohur, me pagën që merr imunologu amerikan kapërcen dhe presidentin. Paga e Joe Biden dhe e të gjithë presidentëve të SHBA-së është rreth 400 mijë dollarë në vit.

Po ashtu, Forbes ka përllogaritur po ashtu që nëse Fauci do të qëndrojë me administratën aktuale deri në vitin 2024, ai do të arkëtojë rreth 2,5 milionë dollarë. Eksperti kryesor i sëmundjes infektive në vend u caktua së fundi nga Presidenti Joe Biden me punën e informimit të publikut për zhvillimet e fundit mbi pandeminë e koronavirusit.

Fauci u sulmua në mënyrë të përsëritur nga ish-presidenti Trump për pikëpamjet e tij mbi pandeminë, ndërkohë që kishte qenë pjesë e task force-s së tij për koronavirusin. Ai pretendon sidoqoftë se ekip i ri “nuk po e fillon punën nga e para”. “Ne jemi duke sjellë ide të reja, por po shqyrtojmë edhe disa ide të administratës së mëparshme që nuk ishin ide të këqija”, është shprehur Fauci.