Gjykata e Lartë në Rumani vendosi që përbën vepër penale rasti kur një person hap dhe të përdor një llogari në një rrjet social në emër të një personi tjetër dhe ku informacionet, fotot apo imazhet video postohen pa pëlqimin e këtij të fundit.

Gjykata e Lartë u njoftua nga Gjykata e Apelit e Brasovit që të lëshonte një vendim paraprak për të zgjidhur një çështje ligjore, pikërisht atë të një personi, i cili u dënua në shkallën e parë me 3 vjet e 8 muaj burg për shantazh, falsifikim kompjuteri dhe shkelje të privatësisë, pasi hapi një llogari false në një rrjet social dhe në një faqe për të rritur në emër të ish-të dashurës së tij, ku ai postoi foto dhe video duke bërë kompromis me këtë të fundit.

Ai krijoi një profil të rremë me emrin e saj, ku postoi foto intime dhe ua dërgoi ato një pale të tretë. “Nëse akti i hapjes dhe përdorimit të një llogarie… arrin kushtet tipike të krimit të falsifikimit, të parashikuara nga neni 325 i Kodit Penal, … atëherë kjo përbën vepër penale”, tha Gjykata e Lartë rumune. Gjykata e Lartë vendosi se në rastin e sipërcituar kemi të bëjmë me një krim.