Një trup i dytë është gjetur në kërkim për të zhdukurit pas një rrëshqitje masive toke që shkatërroi dhjetëra shtëpi në Norvegji. Mediat lokale cituan komandantin e policisë Roy Alkvist të thoshte që trupi u gjet të Shtunën, por që nuk dha asnjë detaj tjetër.

Tetë persona mbeten të zhdukur pas rrëshqitjes së tokës të Mërkurën. Trupi i parë u gjet të Premten . Pas rrëshqitjeve u përdorën helikopterë dhe dronë për të zhvilluar kërkime në rreth 25 km në veri-lindje të kryeqytetit.

Ekipet e shpëtimit janë në një garë me kohën, me vetëm disa orë dritë dite në dimrin Norvegjez për të zhvilluar kërkimet. Kushtet gjithashtu kanë rezultuar sfiduese, me temperaturat që zbresin në -1C (30F) dhe toka prej balte rezulton shumë e paqëndrueshme për të ecur.