Inter-Juve do të përjetojë një mijë duele, por ai mes Lukakut dhe Ronaldos shkon shumë më larg. Kaq të ndryshëm (jo vetëm fizikisht), aq të barabartë në shënimin e golave me një vazhdimësi të jashtëzakonshme. Është e vërtetë që edhe pagat e tyre ndryshojnë, veçanërisht ajo e portugezit, 31 milionë euro neto në sezon, sa katërfishi i belgut. Të tilla shifra janë jashtë mundësive për të gjithë, por për të parë nga 27 golat e tyre në total (CR7 – 15 gola, Romelu – 12 gola), kupton se eklispojnë 12 ekipe të Serie A. Në fakt, vetëm 7 më të mirët në renditje (Lazio, e teta, barazim), me të gjithë skuadrën kanë shënuar më shumë se dy “jashtëtokësorët”.

Edhe nëse Lukaku, i cili në disa mënyra është më i rëndësishëm se rivali i tij për fatin e ekipeve përkatëse, do të duhet të tregohet vendimtar të dielëjn, në një supersfidë për ta tërhequr Interin drejt kreut. Në fakt, që kur ka veshur fanellën zikaltër, ai ka shënuar në të tre derbet e luajtur, dhe tre gola kundër Napolit, por është i thatë kundër skuadrës romake, Atalanta dhe veçanërisht Juve. Nga ana tjetër, Cristiano ka shumë pak për të provuar: në Ligën e Kampionëve ka qenë gjithmonë një bishë, ndërsa italianët e mëdhenj tashmë i ka ndëshkuar të gjithë.

Kthimi te numrat marramendës të kësaj pjese të sezonit, na bën të kuptojmë se: me një gol të dielën, Ronaldo mund të kapërcejë numrin e “rrjetave” të kampionatit të fundit jashtë (9), ndërsa Lukaku mund të kapërcejë numrin e golave ​​të shënuar në të gjithë kampionatin e kaluar në shtëpi (8).

CR7 është i vetmi që shënoi të paktën 15 herë në 15 sezonet e fundit radhazi, në pesë ligat kryesore europiane (që nga sezoni 2006-2007). Ai ka realizuar 15 gola nga 35 golat e Juves, ose 43% të totalit. Ndër lojtarët me të paktën 40 gjuajtje në këtë kampionat është Lukaku, me përqindjen më të mirë të finalizimit (28%, 12 gola në 43 goditje). Belgu, megjithatë, nuk ka shënuar në dy ndeshjet e fundit në kampionat. Ai nuk ka mbetur thatë për tri ndeshje me radhë që nga janari 2020.

Duke zgjeruar foton, numrat “italianë” të dy kampionëve ende duken të rremë. Duke filluar nga pjesëmarrja, pavarësisht nga fakti se tani luhet çdo tri ditë. Lukaku në fakt ka luajtur 93.5% të ndeshjeve, që kur ishte në Milano (73 nga 78), ndërsa Ronaldo 84.9% (107 nga 126). Belgu shënon një gol çdo 114 minuta lojë (51 në total), Ronaldo çdo 109 minuta lojë me Juve (84 në total). Lukaku shënoi 30.9% të golave ​​të zikaltërve (51 nga 165), Ronaldo 35.2% (84 nga 238). Pa Lukakun, Interi fiton 20% më pak ndeshje (nga 60% bie në 40%); pa Cristiano, Juve fiton 17% më pak (nga 69% bie në 52%).