Maska e preferuar antiCovid-19 e Matthew Smith në koleksionin e tij shumëngjyrësh të mbulimit të fytyrës është ajo me logon ”Baptist Health”, që ai e mori në çorapen tradicionale të Krishtlindjeve, shkruan Samantha J Gross për gazetën ”The Miami Herald”.Smith, 31 vjeç, po përgatitej të vishte maskën e tij të gjelbër për të bërë dozën e parë të vaksinës në spitalin ”Baptist Health” më 2 shkurt. ”Baptist Health” ishte i vetmi spital në Florida të Jugut që caktonte takime për ata me sëmundje bashkëshoqëruese, përfshirë sindromën Down. Motra e tij, Rosemary Smith Hoel, e pa në kohën kur po përpiqej të caktonte një takim me spitalin për të marrë një takim për bërjen e dozës së parë të vaksinës.

Sipas urdhrit ekzekutiv të guvernatorit Ron De Santis në dhjetor, do të vaksinoheshin të parët njerëz si Smith, të cilët janë nën 65 vjeç, por kanë sëmundje bashkëshoqëruese, që i bëjnë ata shumë më të prekshëm nga COVID-19 dhe efektet e tij.

Sipas urdhrit ekzekutiv, njerëzit në atë kategori duhet të marrin vaksinat e tyre përmes një programi spitalor si ai i ”Baptist Health”. Kur spitali anuloi të gjitha takimet për dozën e parë, javën e kaluar, duke përmendur mungesën e furnizimit, motra e Smith, Rosemary Hoel, u ndje e mundur.

”Baptist Health” ishte i vetmi vend që mund të gjente dhe që do të vaksinonte vëllain e saj. Spitale të tjera të Floridës Jugore, si ato të mbështetura nga Jackson Health System, Miami-Dade County ose shteti, po shërbejnë vetëm punonjës të kujdesit shëndetësor ose ata 65 vjeç e lart.

Kur ”Baptist Health” mbaroi takimet për vaksinat, qindra njerëz si Smith mbetën pa një mundësi. “Ne kemi qenë vërtet, me të vërtetë të shqetësuar për ta mbrojtur atë”, tha Hoel, e cila jeton në Palmetto Bay me vëllain, bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre. Bashkëshorti dhe djali i saj aktualisht janë të sëmurë me COVID-19 dhe po qëndrojnë të izoluar në familje.

”Njerëzit me sindromën Down, çrregullimi më i zakonshëm kromozomal, nuk janë më të ndjeshëm ndaj kapjes së virusit, por nëse infektohen, kanë pesë herë më shumë gjasa të shtrohen në spital dhe 10 herë më shumë të vdesin sesa popullata e përgjithshme”, sipas një studimi në BM, botuar në ”Annals of Internal Medicine”. Studimi arriti në përfundimin se rreziqet vijnë nga fakti që sindroma Down shoqërohet me sëmundje të mushkërive, mosfunksionim imunitar dhe sëmundje kongjenitale të zemrës.

Urdhri ekzekutiv i dhjetorit i De Santis thotë se “gjatë fazës së parë të përhapjes së vaksinave, të gjithë ofruesit që administrojnë çdo vaksinë COVID-19 do të vaksinojnë vetëm stafin e institucioneve të kujdesit afatgjatë; personat 65 vjeç e lart dhe personelin e kujdesit shëndetësor me kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin”.

Theksohet se “ofruesit e spitaleve, megjithatë, gjithashtu mund të vaksinojnë persona të cilët ata i konsiderojnë jashtëzakonisht të prekshëm nga COVID-19”. “Pamundësia e Amerikës për të siguruar vaksina të mjaftueshme i ka vënë spitalet në një pozicion të vështirë”, tha Kenneth Goodman, një profesor në Universitetin e Miamit dhe drejtor i Institutit të Shkollës për Bioetikën dhe Politikën Shëndetësore.

Goodman tha nëse shteti duhej të ishte më i kujdesshëm në lidhje me mënyrën e zgjedhjes së kritereve të tij për vaksinimet dhe ndoshta të lejonte që njerëzit me sëmundje bashkëshoqëruese të vaksinoheshin jashtë një mjedisi spitalor, gjërat mund të ishin ndryshe.

“Është faji ynë kolektiv që nuk jemi përgatitur për këtë”, tha ai. Ashtu si Smith, edhe Kathleen Eckhart, një paciente me kancer, 62-vjeçare, i anulohet takimi i saj në ”Baptist Health” dhe tani nuk ka ku të drejtohet. Asaj i është thënë nga Broward County se vendet e vaksinimit të mbështetura nga shteti mund të ndryshojnë politikën e tyre së shpejti.

Por, tani për tani, ajo pret dhe kufizon kohën e saj jashtë shtëpisë sa më shumë që të mundet. “Do të ishte një dënim me vdekje. Thjesht ta dini”, thotë ajo. “Kur kaloni një trajtim të kancerit, ai thjesht do të shkatërrojë sistemin tuaj imunitar. Ne jemi thjesht më të ndjeshëm ndaj marrjes së tij”, shton Eckhart.

Sarah Bramblette, 43 vjeçe, ishte një nga ato me fat që hyri në ”Baptist Health” para se të anuloheshin të gjitha takimet. Bramblette, e cila ka çrregullime të lëkurës dhe limfës, është një avokate e kujdesit shëndetësor dhe sigurimeve dhe personazh publik. Ajo tha që nga goditja e pandemisë, kishte qenë e vështirë të plotësonte nevojat e saj mjekësore.