Sergio Ramos po luan sezonin e fundit në Real Madrid. Kështu ka bërë të ditur gazetari i El Chiringuito, Josep Pedrerol, që nga burime të sigurta, ka treguar të enjten mbrëma se në Madrid “të gjithë pothuajse e shohin si punë të kryer largimin e kapitenit Ramos”, raporton Gazeta Express.

Ramos është në fundin e kontratës me Realin dhe raportet mes tij dhe Florentino Perez pothuajse janë të ngrira. Ai është kapiten i Los Blancos dhe i ka dhënë gjithçka Madridit, por pavarësisht kësaj, si shumë legjenda tjera si Raul, Casillas, Ronaldo etj – Reali do të bëjë gabimin e njëjtë edhe me Ramosin.

34-vjeçari e ka veshur fanellën e Realit deri më tani 668 herë, ka shënuar 100 gola.