Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Korçës duke dhënë shembuj për shëndetësinë e ka quajtur rastin e sanitares Tire Alldervishi e cila mori lekë të afërmive të një pacienteje me COVID duke u shtrirur si infermiere, si të neveritshëm.

Mirëpo këtu shtoi se edhe sikur të ketë 30 raste të tilla smund ta rrëzojnë investimin e mjekëve dhe infermierëve në mbrojtje të jetës së njerëzve, sidomos në periudhë pandemie.

“Rasti i sanitares te Shefqet Ndroqi i neveritshëm. Mund të ketë dhe 30 raste por smund ta rrëzojnë investimin e mjekëve dhe infermierëve në mbrojtje të jetës së njerëzve posaçërisht në këtë periudhë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor në të gjithë botën”, tha Rama.