Me programin e rindërtimit numri i shkollave të rindërtuara të reja në këto 7 vjet është më i madh se sa të gjitha shkollat e ndërtuara apo rikonstruktuara në të gjitha vitet e tjera të marra së bashku.

Kështu theksoi sot Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Korçë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së drejtoreshës së një shkolle se duhet të binte tërmeti që të ndërtoheshin shkolla të tilla me standarde, Kryeministri Rama tha: të falënderoj për pyetjen me spec dhe shpresoj të jenë kështu të gjitha. Goditja e tërmetit ishte fatkeqësi me përmasa të mëdha. Për fat të keq disa prej atyre që u goditën nuk mundën t’ia dalin dhe ti mbijetojnë goditjes, familjet e tyre humbën të afërm, ndërkohë që mijëra e mijëra të tjerë u gjetën brenda pak sekondash të pastrehë. Ashtu sikundër edhe mijëra mësues, nxënës u gjendën pa shkollë, kopësht, çerdhe pa destinacionin e tyre të përditshëm.

Për ne, vijoi Rama, ishte shumë e qartë që kjo ishte një krizë e madhe që duhej kthyer në nëjë mundësi të madhe për rindërtuar më mirë dhe më fort për njerëzit dhe për t’iu dhënë mundësinë të kthehen në shtëpi me kushte më të mirë se ato që kishin kur humbën shtëpinë ashtu edhe nxënësve dhe mësuesve të kthen në shkollë në kushte më të mira.

Kreu i qeverisë u shpreh se: kemi vënë një bast me veten për të ndërtuar në të gjitha aspektet, që nga aspektimi i planifikimit deri tek aspekti i cilësisë së ndërtimit duke kaluar përmes një projektimi ambicioz me standarde si në vendet e BE-së. Madje kemi dëshiruar që shkollat që do të rindërtohen edh në BE do të hynin mes atyre që janë më të mira.

Sipas Ramës, kjo kërkonte një sforco të madhe jo vetëm nga pikëpamja njerëzore por edhe ajo financiare.

Ne patëm një sukses domethënës në Konferencën e Donatorëve, por ajo që ishte më e rëndësishmja dhe kam përshtypjen që shumë kush nuk e sheh apo nuk e di me atë mbështetje financiare ne garantuam mundësinë që të jemi krejtësisht të lirë që të mund të shpenzojmë, – nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se po bëjmë një punë shumë të mirë me rindërtimin duke përfshirë pothuajse të gjitha kompanitë e ndërtimit që kanë forca aktualisht mundura për t’u përfshirë dhe që janë një masë e konsiderueshme. Janë 27 mijë punëtorë që janë të angazhuar me rindërtimin.

Me shkollat e reja në vende të tjera, për të ardhur tek speci i pyetjes, ne jemi përpjekur të rrisim standardet dhe duhet ta them përgjithësisht ka një rritje të standardeve, por nuk është një rritje uniforme. Edhe kjo është e vërtetë edhe shtysa për pyetjen sepse financimi i shkollave dhe realizimi i tyre në kushte normale kryhet me pushtetin vendor dhe jo të gjitha bashkitë kanë kapacitetet e duhura për të bërë projekte, cilësore dhe jo gjithmonë kompanitë e supervizorët bëjnë punën ashtu sikundër po bëhet në kushtet e programit të rindërtimit.

Pa programin e rindërtimit kemi investuar konsiderueshëm për rikonstruksionin e shkollave ekzistuese, por jo pak dhe shkollave të reja, – tha Rama.

Duke folur për emërimin e drejtorëve të shkollave, Rama tha se: drejtimi i shkollave nuk ka pësuar ndryshim, është një drejtim për inerci dhe arkaik në sensin e njohurive dhe aftësive të menaxhimit të një shkolle. Ne kemi hapur shkollën e drejtorëve dhe me kurrikula e profesorë të huaj e kanë kryer këtë eksperiencë në vende të tjera dhe edukimi në vazhdim i drejtorëve të shkollave është një program më vete.

Të gjithë drejtorët e shkollave kanë filluar të futen në një proces edukimi dhe licencimi. Ambicia është të kemi një sistem ku nuk mund të bëhesh dot një drejtor shkolle pa pasur trajnimin e duhur dhe pa qenë i licencuar për këtë, – tha Rama.