Ka bërë bujë lajmi se Tea dhe Bearti janë në një lidhje bashkë, të dy konkurentë të emisionit Përputhen. Ditën e djeshme ishte Bearti ai që e pranoi lidhjen, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe Tea. Tea ka reaguar me një postim ku nënkuptoi se ishte vetë ajo që ka lënë prova , në mënyrë që lidhja e saj me Beartin të zbulohej nga ndjekësit.

Haahhahah pse je kaq kur*ë, i komenton një ndjekës. Çfarë nuk të bënë kur*ë në Shqipëri, i përgjigjet Tea.

Ndërsa një tjetër i shkruan, Meqë doli e vërteta. Na tregoni kontratën me të cilën e keni bërë me Topchannel e që e qani të frikshme. Ndërsa Tea shkruan Nuk është ide e keqe.

Mbetet për të parë nëse vertetë ajo do ta ndajë këtë kontratë me ndjekësit e saj. Kujtojmë që Tea para dy javësh zyrtarizoi lidhjen e saj me Andin, ndërkohë që shumë e akuzonin për shtirje, pasi ishin të bindur që po e tradhëtonte Andin me Beartin, djalin nga Kosova.