Moderatorja e njohur Fiori Dardha po kalon një nga momentet më të vështira në jetë pasi ka humbur nënën e saj pas një beteje të gjatë me kancerin. Moderatorja ka dhënë lajmin e hidhur në rrjetet sociale ku ka ndarë një foto të nënës së saj teksa ka shprehur dhimbjen që e ka kapluar në rreshta.

Po tani mam’? Po tani?! ? E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues. Fluturo lart, shumë lart zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! ? Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’! ❤️

Moderatorja ka hapur zemrën në një rrëfim të sinqertë në Instagram disa javë më parë, duke prekur zemrat e të gjithëve. Ajo ka treguar se kjo nuk është një periudhë e lehtë për të, pasi e ëma po përballet me sëmundjen më të tmerrshme në botë. “Mami po lufton me sëmundjen më të tmerrshme në botë dhe për mua është gruaja më e fortë mbi tokë. Tani ndodhet në shtëpi, shkojmë në spital vetëm për të bërë kimioterapinë”, ka treguar Fiori për ndjekësit e saj.

Moderatorja rrëfeu se ndodhej gjatë gjithë kohës pranë të ëmës, të cilës mundohej t’i japte sa më shumë forcë e dashuri për ta përballuar këtë sëmundje të tmerrshme. Megjithatë as ajo s’e ka përballuar mirë këtë situatë, pasi duke qenë se duhet të ishte e fortë para saj,qante fshehurazi.