Infektimi i Doktor Pëllumb Piperos nuk mund të vejë në dyshim as cilësinë e vaksinës dhe as sigurinë e saj. Në ISHP garantojnë se vaksina ka mbërritur në kushte të sigurta dhe po kështu është ruajtur sipas protokolleve të përcaktuara nga kompania Pfizer. Ekspertët e ISHP thonë se pas dozës së parë të vaksinës mund të infektohesh, por ndërkohë rasti Pipero është për t’u studiuar.

Mikrobiologia Blerta Kika thotë se ekzistojnë dy mundësi për infektimin e Dr. Piperos. Por, mikrobiologia shkon më tej kur vë theksin se duhet të respektojmë masat anti-Covid në mënyrë strikte pasi sipas saj ndoshta në vitin 2022 do të mund të jemi pak të lirë karshi virusit.