Trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuzo anuloi stërvitjen e fundit të skuadrës së tij për finalen e Superkupës së Italisë. Tekniku i të kaltërve ka vendosur të zhvillojë analiza teknike për përballjen me Juventusin duke i kursyer ekipit lodhjen, stresin dhe të ftohtin.

Duke parë forcën e bardhezinjve, ish-trajneri i Milanit këmbëngul që skuadra e tij të përqëndrohet te aspekti teknik i takimit. Fitorja është së pari çështje strategjie se fizike, ndaj “Rino” nuk dëshiron t’i lërë asnjë gjë rastësisë. Superkupa e Italisë do të luhet sonte në orën 21:00 në stadiumin “Mapei” të Sasuolos.