Paraditen e sotme, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i kërkoi SPAK-ut që të hetojë përgjimet e publikuara për lidhje të Ndragheta-s italiane me disa shqiptarë në Tiranë. Në përgjimet në fjalë, mafiozët italianë përmendnin edhe Presidentin Ilir Meta, për të cilin njëri nga mafiozet e përgjuar i premtonte një tjetri se do ta prezantonte me Presidentin e shqiptarëve.

Nuk kuptohet nëse Vasili ka ftuar SPAK-un të hetojë edhe lidhjet e Ilir Metës me Ndragheta-n italiane.