Real Madrid njofton zyrtarisht se trajneri Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Zidane duket se është infektuar fill pas sfidës në Kupën e Mbretit, ku Real Madrid në mënyrë turpëruese u eleminua nga Alcoyano.

Në fakt Zidane u izolua edhe 2 javë më parë për shkak se kishte kontakt me një të infektuar, por doli negativ. Duket se trajneri francez do të mungojë për pak kohë për shkak të infektimit.