Angel Di Maria ka vendosur për të ardhmen e tij! Di Maria është në vitin e fundit të kontratës me PSG dhe në fund të sezonit do të largohet nga Parisi si futbollist i lirë. Interesimi për argjentinasin nuk ka munguar aspak dhe është raportuar për transferimin e tij në Itali. Di Maria ka qenë i lidhur me një transferim te Juventusi, Interi dhe Milani, ndërsa sipas raportimve të fundit, 32-vjeçari thuhet se ka bërë zgjedhjen e tij.

Portali i njohur spanjoll Don Balon, raporton se Di Maria ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Juventusi. Arsyeja e zgjedhjes së tij është Cristiano Ronaldo, pas Di Maria dëshiron ribashkimin me portugezin./e.c.