Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Ana zhvilloi një takim 4 minuta me Edisonin, një nga djemtë e rinj, por ky takim ndezi debate në studio. Ana tha se takimi i la shije të mirë dhe Edisoni është një djemtë më të pjekur që ka pasur takim të paktën për nga mosha. Duke përmendur moshën Mevlani reagoi dhe tha se vajzat gjithmonë sa herë vijnë të rinjtë i hedhin poshtë “ të vjetrit”. Më pas ndërhyri edhe Arbri me të cilin Ana ka pasur dy takime. Arbri deklaroi se Ana i ka propozuar atij të dalin çift nga emisioni.

Debati: Ana-Mevlanit: Hedh kunja gjithmonë, më lër të flas. Ja kjo është që ti ke moshën Mevlan dhe s’di të sillesh Arbri: Ti mendon që pjekuria lidhet me moshën Mevlani: E ka me kilometrat kjo Ana: Pse grricesh kot Arbri: Mos prit nga mua të kesh reagim, je arrogante, ke vlerësim të tepruar për veten. Skam asnjë lloj interesi ndaj teje nëse sillesh këtu. Më ke thenë pse s’tregohesh xheloz, dhe prandaj se bej se s’jam interesuar. Je arrogante. Je një nga ato vajzat që ke akuzuar Andin për dyfytërsi por je vete. Ti kur ishim te Shiko Kush Luan më ke kërkuar që të dalim çift nga ty. Mohoje po deshe. Ana: Je i sigurt që ti kam thënë unë këto, të të vijë turp që thua këto, vetëm sepse unë s’të zgjodha Arbri: Te Luana kur kemi në vallëzim ça më ke thënë, mohoje po deshe. Ana: Se pranoj një gjë që se kam thënë.

Arbri: Ke kërkuar të më përdorësh. Unë e kam shoqëruar dhe në shtëpi me makinë dhe më ka thënë dua të dal çift me ty Ana: Kjoështë paturpsi. Kur meshkujt nuk marrin atë që duan. Arbri i kam thënë që kemi kimi bashkë, por kur e lashë pa takime e pashë që s’kisha reagim nga ai. Arbri: Nuk je në listën time, s’je ti ajo që unë meritoj.